Derbi nuk mbaron kurrë, tifozët ofendojnë lojtarin që ndërroi fanellën me Mesin

Dje u luajt derbi i madh në Barcelonë, mes Barças e Espanjolit, sfidë historikisht jo e ekuilibruar, pasi Barça ka qenë gjithnjë superiore.

Kjo ka bërë që edhe urrejtja e tifozëve të Espanjolit për Barcelonën të jetë e madhe, pa harruar që ka edhe ndarje në bindje politike, sepse Espanjoli është një klub i themeluar nga shteti spanjoll për të përçarë komunitetin katalan, që historikisht ka kërkuar pavarësi dhe refuzon ta quajë veten spanjoll.

Edhe dje fitoi Barcelona, me 2 magji të Lionel Mesit në fundin e ndeshjes, aty ku u kamerat natyrisht nuk i ndaheshin argjentinasit dhe regjistruan një ngjarje që ka tërbuar tifozët e Espanjolit.

Mbrojtësi i ri Adria Pedrosa shkoi te Mesi dhe i kërkoi të ndërronin fanellat. Gjithçka normale, kur mbaron ndeshja, mbaron gjithçka, por jo për shumë tifozë të Espanjolit.

Mbrojtësi 20-vjeçar ka marrë ofendime pa fund në rrjetet sociale, me tifozët që e quanin tradhtar dhe dikush e akuzonte se ishte tifoz i Barcelonës dhe klubi duhej t’i prishë kontratën për atë gjest.

Qenka krim të kërkosh fanellën e një legjendë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *