Tirana mendon për ndeshjen e radhës në kampionat. Laçi është kundërshtari dhe takimi i së shtunës është mjaft i rëndësishëm për bardheblutë, që do kërkojnë të krijojnë një distancë të re me Kastriotin dhe Luftëtarin. Kështu që fitorja me kurbinasit është detyrim.
RRESHTIMI – Trajneri Ardian Mema nuk do të ketë të gatshëm dy futbollistë të shtunën. Erando Karabeci dhe Toni Mauexhe janë të pezulluar me kartonë. Njërin prej tyre e zëvendëson Asion Daja, ndërkohë që ka dilemë për lojtarin tjetër që do të luajë në qendër të mesfushës.
Një opsion është tërheqja e Edon Hasanit. Në miqësoren me Dinamon trajneri Mema provoi Klisman Caken në qendër të mesfushës. Gjithçka ishte ën kuadrin e provave, por në qendër të mesfushës nuk është se ka shumë alternativa për shkak të lojtarëve të pezulluar dhe dëmtimit të Kobinës.
Në mbrojtje do të rikthehet Marvin Turtulli, ndërsa përpara në sulm Greca e Doka janë të avantazhuar. Gjithsesi duhet para forma e tyre, pasi gjatë javës janë stërvitur të diferencuar. Deri të premten do të kuptohen të gjitha lëvizjet që Tirana do të bëjë para ndeshjes me Laçin.