Transferimi i Lukas Hernandez drejt Bajernit të Mynihut është vetëm çështje kohe. Drejtuesit e klubit gjerman kanë rënë dakord të aktivizojnë klauzolën e largimit të lojtarit të Atletikos, madje për këtë kanë folur hapur vetë drejtuesit më të lartë të klubit.
Afrimi i francezit do të shoqërohet me largime në mbrojte. Sipas “AZ”, mbrojtësi që do të “bëjë gati valixhet” është Zherom Boateng.
Gjermano-ganezi ishte shumë pranë kalimit te PSG-ja gjatë merkatos së kaluar, por drejtuesit e Bajernit nuk pranuan ta shisnin lojtarin pa 50 milionë euro. Kësaj radhe çmimi i kampionit të botës ka pësuar ulje të ndjeshme.