Hareide kritika lojtarëve: E morën lehtshëm, Kosova di të luajë futboll

Trajneri i përfaqësues së Danimarkës, Age Haraide, e cilësoi thjeshtë si një stërvitje takimin ndaj Kosovës, të cilën e cilësoi një kundërshtar shumë të lehtë, por në ndeshjen e luajtur në “Fadil Vokrri”, tekniku norvegjez u surprizua nga paraqitje e “dardanëve”.

Në përfundim të 90-minutëshit që u mbyll me rezultatin 2 – 2, Hareide u shpreh mjaft i mërzitur me atë çka tregoi skuadra e tij, madje duke dalë në kontradiktë me fjalët e thëna para takimit, duke kritikuar lojtarët e tij për faktin se e morën më lehtshëm se ç’duhet ndeshjen për shkak se ishe një miqësore.

“Ndeshja ndaj Kosovës mund të na shërbejë për t’u zgjuar. Skuadra nuk duhet të jetë e përgjumur, pavarësisht se Kosova është një komb i ri, ata dinë të luajnë futboll. Këtë lojtarët e dinin përpara se të futeshin në fushën e lojës. Nuk duhet të humbim kaq shumë duele për topin ose të bëjmë gabime si ato të sotmet në markimin e kundërshtarëve”.

“E vetmja gjë pozitive është se nuk humbëm. U kthyem dy herë nga disavantazhi dhe kjo gjë s’do të ndodhë në ndeshjen e së martës. Lojtarët e morën shumë lehtë ndeshjen për shkak se ishte një takim miqësor, patëm mungesë motivi dhe impenjimi”, tha Hareide.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *