Rikthehet Frei: Isha pranë vdekjes, i gjithi faji i një… virusi!

Sebastian Frei është një ish-portier i njohur. I talentuar dhe me një model flokësh që e dallonin me të tjerët, francezi ka mbrojtur portat e Interit, Veronës, Parmës e Xhenoas, ndërsa vitet më të bukura i kaloi në Firence me Fiorentinën.

39-vjeçari ishte zhdukur prej disa kohësh nga rrjetet sociale, ndërsa ka sqaruar gjithçka me postimin e fundit. Një virus ka qenë duke i marrë jetën, por Seba ia ka hedhur. Tani është gati të rikthehet më i fortë dhe të mbajë në krahë përsëri vajzën e tij të dashur.

Siç mund ta keni vënë re, unë kam munguar në rrjetet sociale për një farë kohe, por për një arsye më se të vlefshme që dua ta shpjegoj. Tre javë më parë u shtrova urgjentisht në spital. Kisha 40 temperaturën dhe nuk po më zbriste. Pas disa kontrolleve arritën të më gjenin një virus, që dalëngadalë më dobësoi dhe që mund të më largonte nga ju. Fati deshi që ta kaloja këtë provë.

Tani kam nisur një sfidë të re, dua të vazhdoj përpara siç kam bërë gjithmonë dhe të punoj në mënyrë që ta mbaj përsëri në krahë vajzën time. Gjithmonë kam luajtur për të fituar dhe, me vendosmëri e forcë, do ta fitoj edhe këtë betejë. Ju përqafoj të gjithëve”, përfundon Sebastian Frei.

 

View this post on Instagram

 

Non si molla mai ?????? #sf1 #nevergiveup #forza #lavitaestrana #vincero #sfida #sonopiufortedite #determinazione #bestrong #?? #?#??

A post shared by Sebafrey (@sebafrey) on

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *