“Tërbohet” Bushi, ngritje zëri te Shqipëria U21

Shqipëria U21 luan me Turqinë të shtunën prej orës 19:00 në stadiumin “Elbasan Arena”. Skuadra e drejtuar nga Alban Bushi synon t’i nisë mbarë kualifikueset dhe fillimisht duhen kaluar me sukses turqit, për të menduar për sfidën e radhës me Andorrën.

Një ditë më parë u zhvillua një test me Shqipërinë U20 dhe Bushi nuk është ndarë i kënaqur me lojtarët e tij, madje ka pasur edhe kritika për ta. E gjitha raportohet nga vetë FSHF përmes faqes zyrtare në “Instagram”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *