Lajme jo të mira për Anglinë, Sauthgejt shqetësohet nga dëmtimi i mbrojtësit

Lajme jo të mira për kombëtaren e Anglisë në kuadër të ndeshjeve ndaj Çekisë dhe Malit të Zi, të cilat do të jenë edhe ndeshjet e para për eleminatoret e Euro 2020. Trent Aleksandër Arnold ka lënë grumbullimin si pasojë e një dëmtimi.

Për këtë arsye, mbrojtësi nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Sauthgejt për dy ndeshjet e radhës. Ky i fundit për momentin nuk ka thirrur asnjë lojtar tjetër për të zëvendësuar 20-vjeçarin dhe për momentin kombëatarja e “3 luanëve” do të vijojë përgatitjet me 22 lojtarë.

Anglia është pjesë e grupit A, së bashku me Kosovën, Çekinë, Malin e Zi dhe Bullgarinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *