“Agolli, ambasadori ynë më i mirë”, presidenti Meta i emocionuar

Ansi Agolli e ka mbyllur me Karabakun dhe do ta vijojë karrierën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Para disa ditësh në Azerbajxhan ishte edhe presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta. Kreu i shtetit e ka takuar shpesh në Baku mbrojtësin e majtë, por këtë herë gjithçka ka qenë ndryshe.

Agolli po përgatitej për ndeshjen e lamtumirës dhe mori shumë emocione nga tifozët dhe shokët e skuadrës. Me kujtimet më të mira ai është larguar nga Azerbajxhani, ndërkohë që dy fjalë edhe nga ana e presidentit Meta. Vlerësim maksimal për Agollin, të cilin e konsideron ambasadorin më të mirë të Shqipërisë.

“Pak ditë më parë pata kënaqësinë të ritakohesha në Baku me futbollistin tonë të shquar, Ansi Agollin. Ndryshe nga herët e tjera, ai ishte shumë i emocionuar pasi ishin ditët e fundit të tij, pas 10 vitesh kontribut, si titullar i ekipit më të mirë të Azerbajxhanit, Karabakut. Jo vetëm unë, por cilido që në Baku është prezantuar si shqiptar, jam i bindur se ka dëgjuar fjalët më të mira për Ansi Agollin, i cili ka qenë edhe ambasadori ynë më i mirë atje. Duke i uruar Ansit suksese të mëtejshme në karrierën e tij të shkëlqyer sportive, kam kënaqësinë të ndaj me ju disa momente të lamtumirës së tij me ekipin kampion dhe fansat e tij”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *