Bajerni i Mynihut u tregua i pamëshirshëm kundër Maincit në ndeshjen e fundit. Bavarëzët triumfuan në shtëpi me rezultatin 3-0, ku ra në sy trigolëshi i Hames Rodrigezit.
Përveç kolumbianit shënuan edhe Levandovski, Koman dhe Alfonso Dejvis. Ky i fundit shënoi 11 minuta pasi ishte futur në vend të Alabës dhe gjeti golin e parë me gjigantin gjerman.
Dejvis, i cili do të mbushë 19 vjeç në fillim të nëntorit, cilësohet si një nga talentët më të mëdhenj dhe tifozët gjermanë kanë besim të madh tek ai.
Sulmuesi i krahut nuk do e harrojë kurrë golin e parë, por edhe rekordin e vendosur. Kanadezi me origjinë afrikane është bërë lojtari i parë i shekullit dhe mijëvjeçarit të ri, i cili shënon një gol zyrtar me Bajernin e Mynihut.