Lojtarët shqiptarë që luajnë në Holandë janë shtuar shumë vitet e fundit dhe Euredivisie është një mundësi e mirë për ta që të arrijnë në nivele edhe më të larta, siç është rasti i Milot Rashicës. Edhe pse Rashica ka qenë i suksesshëm, të njëjtin fat nuk ka pasur Dionis Avdijaj, i cili tashmë e ka mbyllur përfundimisht me ekipin e Vilem II.
22-vjeçari u largua nga Shalke për t’u transferuar te Vilem II, ku bëri një start të jashtëzakonshëm, duke shënuar 8 gola në 18 takimet e para. Megjithatë, një dëmtim afatgjatë bëri që në vitin 2019, të mos luante asnjë takim. Si pasojë, klubi dhe lojtari kanë vendosur që të ndëpresin përfundimisht kontratën.
E ardhmja e 22-vjeçarit mbetet e paqartë, pasi tashmë është një lojtar i lirë dhe pa skuadër. Avdijajt i lejohet që të gjejë një skuadër tjetër dhe të federohet, pasi këtë sezon ka luajtur vetëm për fanellën e Vilem II.