Itali e re dhe sulmuese, Mançini: Ja çfarë dua me Finlandën, fatlum për mesfushën që kam

Italia po përgatitet për dy ndeshjet kundër Finlandës (23 mars në Udine) dhe Litenshtejnit (26 mars në Parma) për eliminatoret e Euro 2020. Në grup me djemtë e Roberto Mançinit janë dhe Greqia, Armenia dhe Bosnje Hercegovina.

Trajneri i kombëtares ka prekur disa tema gjatë prononcimit të tij. Ai flet për lojën sulmuese, fatin e madh që kishte kur mori detyrën e trajnerit të kombëtares dhe ndalet te individë të veçantë.

LISTA – “Thirra disa lojtarë më shumë, pasi nuk i dija kushtet e të gjithë djemve. Ndonjë është këtu për shkak se duam ta vlerësojmë më mirë, është momenti i vetëm për t’i parë. Lojtarët janë po ata, kemi lënë ndonjë në shtëpi, me keqardhje, por do kthehen në ndeshjet e ardhshme.

NDESHJET – Mbi të gjithë mendojmë për Finlandën, pasi është ndeshja e parë dhe më e vështira. Shpresoj që të tregoj gatishmërinë, të mbrojë kur ka nevojë e mbi të gjitha të bëjë një lojë të mirë. Kam besim, shikoj te djemtë shumë entuziazëm dhe dëshirë për të ardhur në kombëtare. Duhet të përpiqemi të argëtohemi dhe kjo do të na shpjerë edhe drejt rezultateve pozitive.”

FINLANDA – “Do të jetë e vështirë, por duam të fitojmë. Dua të shoh nga ekipi të njëjtë dëshirë që keki shprehur në ndeshjet e fundit. Duhet të prodhojmë një lojë të bukur dhe të tregohemi të kujdesshëm në mbrojtje.”

Kieza dhe Zaniolo

LOJA SULMUESE – “Koncepti i lojës është ai që ne u përpoqëm të bënim disa muaj më parë. Gjërat shkuan mirë dhe unë shpresoj që të shkojë gjithmonë e më mirë në vazhdim. Djemtë janë të kënaqur dhe shpresojmë që ekipi të ketë sukses në realizimin e sasisë së lojës së krijuar. Ata po zbaviten dhe duhet të kërkojmë të bëjmë gjëra të ndryshme, që i argëtojnë njerëzit.”

BALOTELI-KIN – “Mario nuk besoj se është në kushtet optimale. Është përmirësuar fizikisht, ka një mesatare të mirë të golave dhe prej tij presim shumë. Është 29 vjeç dhE është në kulmin e pjekjes së tij. Le të shpresojmë që Moize (Kin) të ecë në këtë rrugë dhe të bëjë mirë. Në moshën e tij, Mario luante në Serie A dhe shënonte gola. Ai ka zhvilluar një karrierë të mirë, por mund të bënte edhe më mirë.

BELOTI – “E bukura e ekipit kombëtar është se të gjithë mund të shprehin mendimin e tyre. Pastaj unë bëj zgjedhjet e mia. Beloti ishte me ne në fillim, por është i ri dhe po përmirësohet”.

TË RINJTË – “E kam thënë që kwmi lojtarë me kualitet, por duhet të luajnë gjithmonë për t’u përmirësuar. Kieza, Zaniolo dhe Bernardeski janë në rrugën e duhur. Zaniolo është rritur shumë dhe Di Françesko ka merita të mëdha. Ai i ka dhënë besim dhe lojtari ia ka shpërblyer. Zaniolo mund të debutojë me kombëtaren.”

ZHORZHINJO-VERRATI – “Zhorzhinjo po paraqitet mirë. Ndoshta Çelsi po kalon një moment të vështirë, por ai ka shumë kualitet dhe vështirë të bëjë gabime. E njëjta gjë edhe për Verratin. Kemi fatin që mund t’i bëjmë të luajnë bashkë. Mund të përmirësohen akoma, ndodh edhe pasi i ke kaluar 30 vitet, por po bëjnë një punë të madhe. Kam qenë me fat, pasi gjeta në ekip mesfushorë me kualitet, të cilët më kanë ndihmuar të ndërtoj skuadrën.”

SERIE A – “Kampionati ynë nuk është kurrë i lehtë. Fakti që Juventusi dominoi edhe kët vit nuk ka lidhje. Ata kanë një skuadër të fortë, të cilës i shtuan futbollistë të jashtëzakonshëm. Pas tyre ka shumë rivalitet. Napoli është i qetë në vend të dytë, por ka prej kohësh një skuadër të madhe. Unë shoh edhe Atalantën e Torinon në garë për Championsin, përveç Interit, Milanit, Lacios dhe Romës.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *