Milot Rashica duket se nuk ka ndër mend të ndalet. Sulmuesi anësor ka shënuar përsëri, këtë herë ndaj Leverkuzenit, teksa Verderi i tij po udhëheq 0-2 në transfertë. Djaloshi nga Vushtria finalizoi në mënyrë perfekte një kundërsulm të ekipit të tij, teksa e shfrytëzoi në maksimum pasimin e Maks Kruzes, duke mposhtur portierin Hradecki.
Ky ishte goli i shtatë i Rashicës në kampionat, fakt që konfirmon formën e shkëlqyer që po kalon si dhe se sa i rëndësishëm është për ekipin e tij. Në rast fitoreje, Verderi do të ngjitet në kuotën e 39 pikëve, dy më pak se sa Leverkuzeni.