Pasditen e sotme janë luajtur vetëm tre takime në Premier Ligë, pasi fundjava është e përqëndruar në “FA Cup”. Sfida më spektakolare ka qenë ajo e luajtur në Londër, mes Uest Hemit dhe Hadërsfilldit, ku janë shënuar plot gjashtë gola.
Fillimisht ishte Nobël që shënoi nga pika e bardhë për vendasit, ndërsa Hadërsfilldi reagoi duke përmbysur shifrat që në pjesën e parë. Në minutën e 65-të, miqtë festuan përsëri me Grant që shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për ekipin e tij.
Gjithsesi, Uest Hemi gjeti forcë për të reaguar dhe në minutat 75 dhe 84 barazoi gjithçka me golat e Ogbonës dhe Ciçarito Hernandez. Sidoqoftë, asgjë nuk u mbyll me kaq, pasi londinezët shpërthyen në festë në minutën e 92-të, kur Çiçarito shënoi golin e përmbysjes së madhe.
Ndërkohë, Bornmuth dhe Njukasëll u ndanë në barazim, me vendasit që fillimisht pëmbysën disavantazhin e pjesës së parë, por ishte Ritçi në minutën e 94-të, i cili mbylli gjithçka në 2-2.
Leisteri nga ana tjetër edhe pse luante me një lojtar më pak që nga minuta e katërt pas daljes me të kuq të Meguajer, mori një fitore me vlera në fushën e Bërnlejt, të cilët i japin mundësi ndjekësve nga zona e ftohtë t’u afrohen.
Medison çoi në avantazh fillimisht miqtë, por Mek Neil barazoi shifrat në fundin e pjesës së parë. Në fund të takimit, ishte kapiteni Morgan, i cili u shndërrua në hero, duke i dhënë fitoren të tijve.
Bornmuth – Njukasëll 2-2
Shënues: King 48’(pen.), 81’ / Rondon 45+3’, Ritçi 90+4’
Bërnlej – Leister 1-2
Shënues: Mek Neil 38’ / Medison 33’, Morgan 90’
Uest Hem – Hadërsfilld 4-3
Shënues: Nobël 15’(pen.) , Ogbona 75’, Ciçarito 84’, 90+2’ / Bakuna 17’, Grant 30’, 65’