Këshilli i FIFA-s ka votuar sot për të ndryshuar formulën Botërorit të klubeve. Për të vënë në jetë formatin e ri të këtij turneu është sakrifikuar eventi i Kupës së Konfederatave.
Projekti pilot i Botërorit të ri të klubeve do të luhet në qershor të 2021. Numri i ekipeve pjesëmarrëse do të jetë 24 skuadrat do të ndahen më 8 grupe me nga tre skuadra, ku vetëm fituesit do të sigurojnë një vend për në fazën çerekfinale.
Megjithatë, ky plan i Infantinos ka sjellë kundërshtinë e shumë skuadrave Europiane. Në votimin e bërë sot pati 7 votë kundër, kryesisht nga anëtarë të UEFA-s. Mbetet për t’u parë se si do të zgjidhet ky konflikt i institucionit me drejtuesit e klubeve “BIG”.