Në javën e 20-të skuadra e Orikut udhëton në Ballsh, ku do të ndeshet me Bylsin kryesues në Grupin B. Duke qenë debutuese në Kategorinë e Parë, njëherësh edhe në grupin e pesë skuadrave të para, te kjo skuadër tashmë kanë filluar projektet për sezonin tjetër.
Për SportEkspres.com këtë e pohon edhe drejtori i klubit, Albert Haxhia, i cili thekson se sezoni tjetër në Orikum ka nisur. “Oriku i realizoi objektivat e këtij sezoni që në fazën e dytë, e duke qenë se në fazën e tretë ne luajmë të parrezikuar dhe pa asnjë motiv, kemi nisur përgatitjet për sezonin tjetër.
Puna jonë e parë është afrimi në ekip dhe aktivizimi i futbollistëve të rinj në moshë, por që premtojnë për të ardhmen. Në ndeshjen me Bylisin do të jenë si titullarë dy 19-vjeçarë: Rei Buko dhe Kevi Hoxha. Ata shihen si talente në Orikum. Me këtë moshë po punon me shumë seriozitet trajneri Klaudio Sheko”, deklaron drejtori Haxhia i Orikut.
AGRON KAJA