Para ndeshjes Bajern-Liverpul legjendari Franc Bekenbauer tha: “Jyrgen Klop te Bajerni. Ai do ishte kulmi!”.
Der Kaiser është gjenial edhe kur flet, sepse e njeh mirë futbollin dhe e dinte çfarë e priste sot Bajernin e tij.
Liverpuli ka triumfuar 3-1 në Mynih, duke marrë një fitore të madhe, pas barazimit 0-0 në Liverpul. U duk një barazim me shumë vlerë për Bajernin ai në Angli, por në kthim muzika ishte e tëra me simfoni të “The Reds”.
Sadio Mane shënoi në minutën e 26-të, duke evidentuar defektet e mbrojtjes bavareze, por në minutën e 39-të Matip shënoi një autogol dhe Bajerni u kthye fuqishëm.
Pjesa e dytë pritej zjarr nga Bajerni, por nëse bavarezët me zor kanë marrë kreun në Bundesligë, ky është një sinjal i qartë se kanë nevojë për reformë totale.
Liverpuli e kontrolloi qetësisht ndeshjen dhe Van Dijk në minutën e 69-të dhe Sadio Mane në minutën e 84-t dërrmuan shpresat bavareze dhe gjithashtu ato gjermane në Champions League. Për herë të parë prej 2006 asnjë ekip gjerman nuk mbërrin në çerekfinalet e Champions League, ndërsa për herë të parë prej 2009 4 angleze kapin tetëshen (atë vit treiumfoi Barcelona).
Pas ndeshjes në Allianz Arena ushtonte kënga “The show must go on” e Queen. Domethënëse!
BIG PERFORMANCE. BIG GOALS. BIG NIGHT.
UP THE REDS! ?#AllezAllezAllez pic.twitter.com/jyEByg1Gqg
— Liverpool FC (@LFC) March 13, 2019