Lista e kombëtares, zbulohen dy risitë e para të Panuçit

Shqipëria kas në program ndeshjet me Turqinë dhe Andorrën, përballje që zhvillohen me 22 dhe 25 mars. Prite që në listën e Kristian Panuçit të ketë disa risi në krahasim me përballjet e mëparshme në Nations League.

Dy janë emrat e konfirmuar. Mesfushori Kristi Qose dhe qendërmbrojtësi Marash Kumbulla. I pari luan në Sllovaki dhe po spikat me Ruzemberok. Ky është sezoni i dytë me këtë klub dhe po bën mjaft mirë. Edhe pse mesfushor me tipare mbrojtëse, korçari ka arritur të shënojë edhe gjashtë gola.

Është vetëm 23 vjeç dhe në të shkuarën ka qenë pjesë edhe e Shqipërisë U21, si dhe ka debutuar me kombëtaren e madhe në qershor të vitit 2014 në një miqësore me San Marinon. Asokohe e ftonte De Biasi, tanimë është bindur edhe Panuçi, një tjetër italian.

KUMBULLA – Qendërmbrojtësi shtatlartë është aktivizuar rregullisht me Shqipërinë U17 dhe U19, ndërkohë që së fundmi përfundoi edhe në shënjestrën e Alban Bushit te Shpresat. Këtë herë do të bëjë kapërcimin e madh dhe pritet që të jetë pjesë e kombëtares së madhe.

Marash Kumbulla, me fanellën e Veronës

Marash Kumbulla ka mbushur në shkurt 19 vjeç dhe është pjesë e Hellas Verona, klub që po lufton për t’u ngjitur në Serie A. Vjet u grumbullua në pesë takime në ekipin e tij, që garonte në elitën e futbollit italian. Sivjet ka luajtur vetëm një ndeshje, por është një lojtar me potencial. Fakti që Verona në nëntor e blindoi me një kontratë deri në vitin 2022 tregon më së miri se kemi të bëjmë me një futbollist me potencial.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *