Përjashtimi i Kamzës nuk është pritur mirë te Kastrioti, pasi kundërshtari direkt i krutanëve, Luftëtari, tani merr dy ndeshje në tavolinë, çka i largon akoma më shumë gjirokastritët nga zona e ftohtë.
Administrator i klubit krutan, Gazmend Vogli, ka folur për “RTSH Sport” në lidhje me këtë vendim të komisionit të disiplinës.
PËRJASHTIMI I KAMZËS – “Gara tani është prishur. Ekipi jonë tani cenohet jashtëzakonisht shumë. Ekipi jonë ka derdhur djersë për të marrë ato pikë, ndërsa tani kundërshtarët tanë po i marrin pikët në tavolinë. Kjo nuk është aspak një garë e ndershme”.
STADIUMI – “Federata na ka dërguar një shkresë ku na është një njoftuar se do vijë një grup i posaçëm për të inspektuar stadiumin. Nëse ne i plotësojmë kriteret e licencimit do të rikthehemi të luajmë në Fushë-Krujë”.
MESAZHI PËR LOJTARËT – “Ne nuk na trembin pikët. Do të shohim përpara. I bëj thirrje ekipit që të vazhdojë me këto ritme. Besoj se do t’ia dalim të qëndrojmë në Superiore”.