Kombëtarja e Kinës po kërkon prej kohësh për një trajner të ri, i cili do të zëvendësojë Marçelo Lipin. Zgjidhaj është bërë, pavarësisht se nuk është zyrtarizuar akoma.
Sipas raportimevbe të mediave kineze Fabio Kanavaro do të ulet në stolin e kombëtares aziatike. Ish-fituesi i “Topit të Artë” në vitin 2006 do të marrë provizorisht detyrën e trajnerit.
45-vjeçari drejton klubin e Guanzhu Evergrande që nga nëntori i vitit 2017, ndërsa pritet zyrtarizimi i tij në krye të Kinës në orët e ardhshme. Sapo të ndodhë një gjë e tillë, Kanavaro do të nisë punën për miqësoren e 21 marsit kundër Tajlandës.
Sipas “Global Times”, drejtuesit e Federatës i kanë mbushur mendjen Lipit për t’u rikthyer. Ky i fundit dha dorëheqjen në fund të janarit pas eliminimit nga Kupa e Azisë, ndërsa tani do të kthehet në rolin e këshilluesit.
Guangzhou Evergrande’s head coach #FabioCannavaro will become the caretaker of the Chinese national football team for the upcoming China Cup football friendly series, with former coach #MarcelloLippi as the adviser: reports #Chinesefootball pic.twitter.com/nDRdg4g8fQ
— Global Times (@globaltimesnews) March 7, 2019