“Kisha zbuluar një sulmues si Pele”, Venger rrëfen kontaktin e parë me Mbapen

Arsen Venger drejtoi Arsenalin për me shumë se dy dekada dhe gjatë periudhës së tij si trajner i “Topccinjve”, ka zbuluar shumë lojtarë të talentuar, si Fabregas, Nasri, Uilsher dhe disa të tjerë. Po ashtu, trajneri ka zbuluar dhe lojtarë si Kilian Mbape, por nuk ka pasur mundësinë t’i ketë në skuadër.

Talenti francez është pengu më i madh i Vengerit, i cili tha: “Gjithmonë e kam dashur Mbapen në skuadër. Kur e pashë për herë të parë, thashë me vete: Uau, kam gjetur Pelen e ri. Ai është 20-vjeç dhe është në majën e botës. Pyetja e vetme që ka mbetur tani është se sa larg do të shkojë Kilian. Një talent i rrallë dhe që premton shumë”,- tha ish-trajneri i Arsenalit.

Është folur shumë që Arsen Venger do të jetë trajner i PSG-së, por deri më tani, nuk ka asgjë konkrete. Ndoshta, trajneri francez do të ketë nën urdhrat e tij Mbapen një ditë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *