E rrallë nga SHBA: Sulmuesja nis stërvitjen, edhe pse është… shtatzanë!

Pasioni për futbollin është unik dhe shpeshherë i pashpjegueshëm. Lojën me top më të bukur në botë kanë filluar ta luajnë shumë dhe seksi tjetër. Nëse në Shqipëri të shohësh një femër me top në këmbë është akoma tabu dhe befasi, në vendet e tjera po zhvillohet me hapa të kënaqshëm.

Sidni Leru është një futbolliste profesioniste dhe luan me ekipin e Orlando Pride në NWSL, kampionati amerikan i futbollit të femrave. 28-vjeçarja ka lindur në Kanada, aktivizohet si sulmuese dhe numëron 35 gola të shënuar në 77 ndeshje të zhvilluara me kombëtaren e SHBA.

Veprimi i fundit i saj ka surprizuar shumë njerëz. Sidni është shtatzanë, po futet në muajin e gjashtë, por diçka e tillë nuk e pengon aspak. Ajo nuk ka duruar më dhe ka nisur stërvitjen me Orlandon. Sezoni është në prag dhe Sidni ka vendosur t’i bashkohet ekipit.

Unë stërvitem duke shmangur kontaktet fizike dhe çdo lloj rreziku për fëmijën. Punoj me topin dhe nuk bëj përpjekje intensive. Kush më mirë se unë mund të dijë se çfarë mundem dhe çfarë nuk mundem të bëj me trupin tim?”, thekson Sidni.

Një vendim i tillë është pritur me entuziazëm nga tifozëria, por dhe shoqet e skuadrës. Një prej tyre është Aleks Morgan, ajo luan në të njëjtin rol dhe bashkë me Sidnin formojnë repartin ofensiv të ekipit. “Jam krenare që luaj në një ekip me ty. Mezi po pres që të formojmë përsëri së bashku repartin e sulmit”, komenton Aleks Morgan.

 

View this post on Instagram

 

I didn’t think I’d be starting off preseason 5.5 months pregnant but here we are. ?

A post shared by Sydney Leroux Dwyer (@sydneyleroux) on

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *