Paulo Dibala shihet larg Juventusit dhe nga kjo situatë synon të përfitojë Mançester Junajtid, që e ka një nga dëshirat më të mëdha “diamantin” argjentinas. Sipas “The Sun”, anglezët janë futur në negociata me Juven për të marrë shërbimet e tij.
Sipas gazetës angleze “Zonja” ngurron ta shesë yllin e saj, por një ofertë faraonike prej 140 milionë eurosh do t’ja ”prishte” mendjen drejtuesve të kampionëve të Italisë.
Është shqyrtuar edhe ideja e një shkëmbimi të mundshëm me qendësulmuesin e “Djajve”, Romelo Lukaku, i cili thuhet se po e shqyrton idenë e largimit nga “Old Trafford”.
”Gjigandi” belg kërkohet edhe nga Interi, që ka prishur totalisht marrëdhëniet me Ikardin, kështu që atyre do t’i duhet patjetër të shohin për një sulmues “pykë” në verë. Ndërkohë që kujtojme se ka kohë që shqyrtohet edhe shkëmbimi Ikardi-Dibala.