Paraqitje historike e Tadiç, “L’Equipe” i jep notën e rrallë

Sulmuesi serb Dushan Tadiç kreu ndeshjen më të mirë të karrierës së tij mbrëmjen e djeshme në “Santiago Bernabeu”, teksa ishte më i mirë në fushë. Dy asiste fantastikë dhe një gol po aq i bukur që i dhanë Ajaksit një “biletë” për në çerekfinalet e Champions-it. 29-vjeçari ka fituar tashmë statusin e një heroi në Amsterdam.

Paraqitja perfekte e Tadiç mori një vlerësim historik nga revista franceze “L’Equipe“, që në listën e notave e vlerësoi mëngjarashin me notën 10-të. Kjo është diçka tepër e radhë, pasi vetëm 9 lojtarë e kanë marrë këtë notë në tre dekadat a fundit.

Tadiç i bashkohet një liste me emra të mëdhenj si Nejmar, Levandovski, Lionel Mesi (2 herë) dhe Oleg Salenko. Francezët e përshkruan shkurt paraqitjen e serbit: I magjishëm, kreu ndeshjen perfekte.

LISTA E LOJTARËVE TË VLERËSUAR ME NOTËN 10

  1. Sauzee (1988)
  2. Bruno Martini (1988)
  3. Oleg Salenko (1994)
  4. Lars Windfeld (1997)
  5. Lionel Messi (2010)
  6. Lionel Messi (2012)
  7. Robert Lewandowski (2013)
  8. Carlos Eduardo (2014)
  9. Neymar (2018)
  10. Dusan Tadic (2019)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *