Kalidu Kulibali është një nga futbollistët më të fortë në botë në rolin e tij. “Muri” i mbrojtjes së Napolit është një person me këmbë në tokë e me zemër të madhe. Në fundjavë Napoli i tij zhvilloi një ndeshje fantastike në “San Paolo”, por nuk ai doli të shmangte humbjen përballë Juventusit.
Atmosfera në stadium ishte e zjarrtë dhe ultrasit napolitanë nuk pushuan asnjë moment gjatë gjithë ndeshjes. Të pranishëm në stadium ishin dhe disa familjarë e miq të Kulibalisë, i cili i kishte ftuar për ndeshjen kundër bardhezinjve të Alegrit.
Plot 46 persona ishin nisur nga Franca dhe 27-vjeçari ka vendosur të paguajë të gjitha shpenzimet: biletat e avionit, akomodimin në hotel, biletat e ndeshjes dhe darka e shijshme me të gjithë pas humbjes së hidhur. Kulibali ka dashur që asnjë prej tyre të mos shpenzojë asgjë dhe ia ka dalë, duke kryer një gjest shumë të bukur.