Laçi nuk po kalon një moment të mirë në këtë fillim viti, por sërish mbetet në vendin e katërt na tabelën e klasifikimit. Kurbinasit po mendojnë për ndeshjen e radhës me Flamurtarin dhe objektivi i vetëm është fitorja. Gjithsesi një sy është edhe nga Komisioni i Disiplinës.
Ngjarjet e rënda të ndodhura pas takimit me Kamzën pritet të dënohen dhe mundësitë janë të mëdha që bardhezinjtë të marrin pikët maksimale në tavolinë. Rregullorja e garës e parashikon diçka të tillë, për shkak të dështimit të përmbushjes së përgjegjësive nga klubi i Kamzës. Për këta të fundit dënimi mund të jetë edhe më i rëndë, pasi nuk përjashtohet edhe mundësia e përjashtimit nga gara.
EKIPI – Në ndeshjen e fundit Laçi kishte në stol mbrojtësin Taulant Sefgjini dhe mesfushorin Regi Lushkja. Trajneri Besnik Prenga pas ndeshjes u shpreh se të dy kanë qenë të dëmtuar dhe duke praro se si shkoi ndeshja, nuk u rrezikua me ta.
Këtë javë shpresohet që të dy të jenë në maksimumin e tyre dhe të japin kontributin e tyre në ndeshjen me Flamurtarin. Mungesa e sigurt është ajo e Elvi Berishë, sikurse edhe Ivan Galiç e Irlian Ceka. Dy të fundit vijojnë me fazën riaftësuese.