“I fashuar dhe i dënuar”, Kukësi përballë pengesës Luftëtari

Kukësi ka mundësinë t’i afrohet Partizanit, pasi të kuqtë një ditë më parë u ndalën nga Tirana. Skuadra e drejtuar nga Armando Cungu e ka detyrim fitoren me Luftëtarin, çka do të bënte që diferenca me vendin e parë të shkonte në gjashtë pikë.

Për trajnerin shkodran këtë javë të gatshëm Shameti e Cuculi, por problemet me dëmtimet gjithsesi nuk i janë ndarë verilindorëve. Uilliam Kordeiro nuk është i gatshëm, kurse Shkurtaj pritet që të luajë me një mbrojtëse në dorë. Një ditë më parë pati probleme edhe Rexhinaldo, i cili u përplas në stërvitje me mbrojtësin Xhemaili. Rroca gjithashtu ka bërë terapi gjatë javës. Gjithsesi Cungu ka mjaftueshëm alternativa.

 Në krahun tjetër, Luftëtari synon pikë mbijetese. Trajneri Julian Ahmataj dhe ekipi i tij do ishin të kënaqur edhe me një pikë, kur dihet që luhet ndaj një ekip që do titullin. Mungesë e rëndësishme ajo e mesfushorit Albano Aleksi, i pezulluar nga Komisioni i Disiplinës me 4 ndeshje për shkak të sjelljes me zyrtarët e ndeshjes në sfidën e shkuar me Teutën.

Ndërkohë FSHF ka përzgjedhur edhe arbitrat për këtë përballje. Do të jetë një emër i njohur si Kridens Meta ai që do të verë drejtësi. Egin Doda dhe Emigers Ganxhi do të asistojnë si anësore, kurse i katërt është Kreshnik Cjapi.

Kategoria Superiore – Java 24
E shtunë, më 2 mars, ora 14:00
Stadiumi “Elbasan Arena”, Elbasan

KUKËSI-LUFTËTARI

Kukësi: Frashëri, Teqja, Shameti, Cuculi, Rrumbullaku, Çyrbja, Limaj, Dzaria, Ethemi, Rexhinaldo, Shkurtaj. Trajner: Armando Cungu
Luftëtari: Ruçi, Rapa, Hoxha, Koconis, Xhekson, Ramadani, Rapo, Ymeraj, Demo, Fili, Dunga. Trajner: Julian Ahmataj

Gjyqtarë: Kridens Meta, Egin Doda, Emigers Ganxhi, Kreshnik Cjapi
Delegat: Lysien Nurishmi; Vëzhgues: Besnik Kaimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *