Gega e Mema hartojnë planin e “luftës”, BBS “blindon” stadiumin

Tirana-Partizani pritet të marrë gjithë vëmendjen të premten. Derbi i kryeqytetit do të zhvillohet prej orës 18:00 në stadiumin “Selman Stërmasi”, ndërkohë që klubi bardheblu ka marrë masat organizative dhe synon që gjithçka të kalojë qetë.

Për këtë arsye do të jenë 100 forca sigurie të BBS Security në ambientet e brendshme të stadiumit, ndërkohë që Policia e Shtetit do të jetë në gatishmëri për të shmangur çdo incident të mundshëm.

FORMACIONET – Mema e Gega nuk pritet të bëjnë revolucion në derbi. I pari do të bëjë lëvizje në mbrojtje, me Hoxhallarin që rikthehet dhe do të luajë në krahun e majtë. Imami do të zhvendoset në qendër. Në mesfushë Mauexhe është favorit për ta nisur nga fillimi, ndërkohë që stafi teknik kërkon të shfrytëzojë momentin e Uinful Kobina, autor i dy golave në dy ndeshjet e fundit.

Te Partizani mungesa e Lorenc Trashi rëndon. Hektor Idrizaj është ai që pritet ta zëvendësojë. Dilema më e madhe e formacionit është ai që do të luajë si sulmues i dytë. Hebaj, edhe pse shënoi dy gola ndaj Flamurtarit, zor se do e nisë titullar. Kështu, Bardhi është ai që do të bëjë sërish sulmuesin kryesor. Pas tij Duka dhe Mensah janë ata që diskutojnë rolin e titullarit. Ganezi është i preferuari i tifozëve, kurse Dilly i Gegës.

Formacionet e mundshme

Tirana: Abibi – Kërçiku, Turtulli, Imami, Hoxhallari – Mauexhe, Karabeci, Hasani – Kobina, Greca, Ngo

Partizani: Hoxha – Ibrahimi, Rexhepi, Belica, Idrizaj – Telushi, Atanda – Asani, Mensah (Duka), Mala – Bardhi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online