Gatuzo bën shaka me Romanjolin: S’ka çmim, po i vura do të na e marrin

Alesio Romanjoli po përjeton një formë të shkëlqyer që prej rikthimit pas dëmtimit në muajin dhjetor. Kapiteni i Milanit ka qenë deçiziv në çdo takim të “djallit” dhe kjo gjë është vlerësuar nga trajneri Xhenaro Gatuzo.

Tekniku i Milanit u pyet pas fitores së djeshme kundër Empolit mbi vlerën e kartonit të lojtarit të tij. Gatuzo zgjodhi të përgjigjej me një shaka: “Nuk jap çmim për të, pasi po bëra këtë gjë dikush do të na trokasë në derë dhe do të na marrë. Romanjoli do të qëndrojë me ne. Shiriti i kapitenit e ka bërë më të përgjegjshëm, është një lojtar me të ardhme”.

Kontrata e 24-vjeçarit me skuadrën e Milanit zgjat deri në vitin 2022, çka e bën të sigurt se e ardhmja e qendërmbrojtësit do të jetë me “djallin”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *