Skënderbeu pret Tiranën, mungesë “big” për Shehin

Skënderbeu pret Tiranën të premten, një ndeshje që luhet prej orës 18:00 dhe transmetohet si zakonisht në Supersport. Korçarët u mposhtën në Vlorë dhe tani do të fokusohen te takimi me bardheblutë. Dy takimet e para mes këtyre dy ekipeve janë mbyllur në barazim 1-1, ndërkohë që objektivi tanimë është marrja e tre pikëve.

Vangjeli dhe Telushi në një duel mes tyre Foto: Partizani.al

Trajneri i korçarëve, Orges Shehi, në takimin e së premtes do të ketë një mungesë të rëndësishme. Mbrojtësi Kristi Vangjeli, i ndëshkuar me karton të verdhë (i katërti në kampionat) në Vlorë, do të duhet të shlyejë pezullimin.

Mungesa e Vangjelit është e rëndësishme dhe zëvendësimi i tij nuk do të jetë i lehtë. Për krahun e djathtë të mbrojtjes nuk është se Shehi ka alternativa dhe do t’i duhet të përshtatë një lojtar në atë pozicion sa për ndeshjen me Tiranën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *