Në Iran nuk transmetojnë ndeshjen e Bajernit, fajin e ka… gjyqtarja!

Bajerni i Mynihut nuk e pati të thjeshtë të fitonte përballë Augsburgut në transfertë dhe tashmë është vetëm dy pikë larg Dortmundit kryesues (zbret në fushë të hënën përballë Nyrenbergut).

Dygolëshi e Koman dhe goli i Alabës i dhuruan bavarezëve fitoren 2-3, ndërsa ajo që ra në sy ishte drejtimi i ndeshjes nga një gjyqtare femër. Bibiana Steinhauz drejtoi me kompetencë duelin dhe e kaloi me sukses këtë provë.

Ndeshja dhuroi gola dhe ishte e bukur, por tifozët iranianë nuk kanë patur mundësinë për të shijuar këtë ndeshje. Në vendin Aziatik kanë rregullat e tyre dhe është vendosur të mos transmetohet ndeshja e Bajernit. Shkaku? Bibiana, gjyqtarja kryesore dhe faji i saj i vetëm është që i përket seksit femër!

Në vendin e persëve të lashtë, rregullat janë ndër më të çuditshmet dhe nuk lejohet të transmetohen pamje të një femre të veshur “në një mënyrë liberale”. Kjo nuk është hera e parë që në Iran vendosin të censurojnë imazhe të kompeticioneve të ndryshme sportive.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *