Kapiteni i Realit të Madridit, Sergio Ramos, u ndëshkua me karton të verdhë në fundin e ndeshjes kundër Ajaksit këtë mërkurë, që do të thotë se do të mungojë për pezullim në ndeshjen e kthimit në Bernabeu.
Gjithçka normale? Jo, në fakt, sepse Ramos e mori qëllimisht kartonin dhe nëse pamjet filmike të bënin ta hamendësoje këtë gjë, deklarata e madrilenit pas ndeshjes e konfirmoi bujshëm.
“E kisha në mendje kartonin, do të gënjeja nëse do të thosha që nuk e mora qëllimisht. Nuk është mirë të mendojmë se jemi kualifikuar, por vendosa që është më mirë të mungoj në ndeshjen e ardhshme. Do jem si tifoz në tribunë“, deklaroi 32-vjeçari, pa e ditur se kështu dënoi vetveten.
? ¡Escucha las declaraciones de @SergioRamos tras lograr la victoria en Ámsterdam en su partido 600 con la camiseta del @realmadrid!
? ¡¡Enhorabuena capitán!! ? pic.twitter.com/wniMgpZjc9— Real Madrid C.F.? (@realmadrid) February 13, 2019
Në vjeshtë Korona i Portos u dënua me 2 ndeshje pezullim nga UEFA, për shkak se mori karton të verdhë të qëllimshëm në ndeshjen e pestë në grup, kundër Shalkes. Në këtë mënyrë, ai synonte të mungonte në ndeshjen e gjashtë dhe të ishte në fushë kundër Romës, por mungoi për pezullim.
Ramos, i cili dje luajti ndeshjen numër 600 me fanellën e Realit, e kuptoi gafën dhe postoi një mesazh në Twitter, për të përgënjeshtruar veten: “Në një ndeshje ka shumë tension, vendimet duhen marrë për punë sekondash. Më vjen keq që nuk do jem me shokët e skuadrës për një ndeshje, nuk e mora qëllimisht kartonin e verdhë“. A do të mjaftojë për ta shpëtuar?
Quiero dejar claro que me duele más que a nadie, que no he forzado la tarjeta, como tampoco lo hice contra la Roma en mi anterior partido de @ChampionsLeague, y que apoyaré desde la grada como un hincha más con la ilusión de poder estar en cuartos.#HalaMadrid https://t.co/zL0Heok5Vp
— Sergio Ramos (@SergioRamos) February 13, 2019