Piatek është lojtari më i përfolur i momentit ne mediat italiane dhe më gjerë. Polaku zhvilloi një sezon të shkëlqyer tek ekipi i Krakovias, ku ra ne radarët e Xhenoas për golat dhe formën e treguar prej tij .
Gjatë këtij sezoni “Pistolero” ka arritur ta çojë topin ne fundin e rrjetës plot 13 herë dhe kjo gjë solli që drejtuesit e Milanit të kërkonin shërbimet e lojtarit. Kjo gjë u arrit në merkaton e Janarit për shumën e 30 milionë eurove.
Në lidhje me këtë çështje ka folur ish-trajneri i tij te Krakovia, Mikal Probierz. Ky i fundit ka nxjerrë një nga prapaskenat më të bujshme , ku përflitej se gjigantët e futbollit spanjoll dëshironin shërbimet e tij.
“Deri më tani ai ka bërë mirë dhe është në rrugën për t’u bërë një nga lojtarët më të mirë në nivelet ndërkombëtare. Jam i sigurt se tani Milani do të rikthehet në top katërshen e Serie A. Në të ardhmen ai do të bëhet një yll, i denjë për të luajtur me Realin e Madritit.
Unë mendoj se drejtuesit e Realit janë penduar që nuk u përpoqën fort për ta blerë në janar. Ato realisht kërkuan shërbimet e tij, por Milani e deshi më shumë. Për fansat Italianë, sidomos kuqezinjtë, është e mrekullueshme. Ata mund ta admirojnë atë çdo fundjavë.
Jam i sigurt se me karakterin dhe qëndrimin e tij në çdo aspekt të lojës, ai do të jetë ndër sulmuesit më të mëdhenj të brezit të tij”, përfundoi Probierz.