Xhixhio Donaruma është një ndër lojtarët më të rëndësishëm të Milanit, teksa këtë sezon është konfirmuar me pritjet e tij deçizive. Një natë më parë, kuqezinjtë fituan pastër me Kaljarin me shifrat 3-0. Në atë ndeshje 19-vjeçari festoi ndeshjen e tij të 150-të me fanellën e Milanit.
Gardiani i “djallit” ka debutuar që në moshën 16-vjeçare dhe tani edhe pse në moshë 19-vjeçare numëron plot 150 prezenca. Një rekord për moshën e tij.
Më poshtë ju kemi servirur një video të pritjeve më të bukura të Donarumës, i cili po e tregon vit pas viti që është një ndër portierët më të mirë në botë.