VIDEO | Uzuni i përgjigjet Ismajlit, gola shqiptarësh në Kroaci

Po luhet derbi i shqiptarëve në Kroaci, teksa Hajduku i Splitit, ku luajnë Ardian Ismajli e Françesko Tahiraj, pret Lokomotivën e Zagrebit, ku aktivizohet Myrto Uzuni e Lirim Kastrati.

Aktualisht, është mbyllur pjesa e parë, ku vendasit e Hajdukut udhëheqin 1-0 dhe autor i golit është pikërisht mbrojtësi ynë i kombëtares, Ardian Isamjli. Në minutën e 42-të, pas një goditje nga këndi, mbrojtësi ynë kërceu mbi të gjithë dhe shënoi golin e avantazhin për ekipin e tij. Ky ishte goli i parë për Ismajlin për këtë sezon.

Pas golit të avantazhit që u shënua nga Ismajli, për të barazuar ka menduar Myrto Uzuni. Sulmuesi kuqezi po kalon një sezon shumë të mirë me fanellën e Lokomotivës dhe ka shënuar një tjetër gol në kampionat. Në minutën e 53’, Uzuni ndëshkon portierin e Hajdukut dhe vendos baraspeshën.

Hajduk Split – Lokomotiva e Zagrebit 2-1
Ismajli 42′ / Uzuni 53′

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *