Laçi shleu gabimin e bërë në ndeshjen e parë në Ballsh dhe u kualifikua në fazën çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Fitorja 3-0 me Bylisin ka rikthyer humorin në kampin bardhezi. Sigurisht ishte detyrim kualifikimi, por nuk ishte një mision i lehtë nisur nga humbja 2-0 në takimin e parë.
Sfida e radhës për Laçin është ajo me Skënderbeun, që luhet ditën e hënë. Për trajnerin Besnik Prenga do të jetë i gatshëm edhe mesfushori Regi Lushkja. Kavajasi mungoi ndaj Luftëtarit në fundjavë për shkak se ishte i pezulluar me kartonë të verdhë.
Mesfushori pritet të rikthehet titullar në takimin e së hënës me korçarët. Lushkja është një nga lojtarët kryesorë të formacionin bardhezi dhe gatishmëria e tij është një lajm i mirë për Laçin. Kurbinasit do kërkojnë që minimalisht të mos humbin me Skënderbeun.