EKSKLUZIVE | Një vit e gjysmë “korçar”, Aliti ka një mesazh për shokët e Skënderbeut

Pas një sezoni e gjysmë në nivel shumë të lartë, duke fituar titullin kampion, duke luajtur rregullisht në Korçë dhe duke u bërë titullar te Kosova, Fidan Aliti hedh një hap të ri në karrierë.

Mbrojtësi 25-vjeçar nga Presheva ka firmosur kontratë 4-vjeçare në Suedi, për Kalmarin, ku shpreson të hedhë një tjetër hap përpara, sepse e konsideron këtë klub vetëm si trampolinë drejt futbollit të rëndësishëm.

Nga Suedia, ku ka firmosur dhe është prezantuar, Aliti ka pasur edhe një mesazh për shokët e tij te Skënderbeu.

“Përshëndetje, çuna.

Tani është zyrtar transferimi im te FK Kalmar, në Suedi.

Dua t’ju falënderoj nga zemra! Presidentit, stafit dhe gjithë lojtarëve. Kam kaluar një kohë shumë të mirë te Skënderbeu, jo vetëm në fushë të futbollit, por edhe jashtë saj. Të gjitha që i kemi arritur ne (ju vitet më përpara), nuk ka për t’i arritur asnjë klub shqiptar, kështu që të jeni krenarë që jeni pjesë e Skënderbeut, edhe pse për momentin është një situatë jo e lehtë. Ju do jeni gjithmonë në zemrën time dhe ishallah ju shoh sa më lart, të gjithëve. Ju uroj shumë shëndet e suksese, Aliti”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *