Nga mbrojtja, në sulm: lëvizjet e fundit te Laçi

Laçi ishte hedhur në kërkim të një mbrojtësit, pasi Irlian Ceka është dëmtuar dhe e ka mbyllur sezonin. Lojtari i Shqipërisë U21 ka këputur ligamentin dhe drejtuesit kurbinas kanë nënshkruar me David Domgjonin. Kontrata për të është afatgjatë, 3-vjeçare.

Futbollisti nga Prizreni është produkt i Shkëndijës së Tiranës, ndërkohë që më pas ka provuar një eksperiencë te Tirana. Kastrioti ishte stacioni i radhës në Kategorinë e Parë. Sezonin e shkuar Domgjoni luajti për Lirinë e Prizrenit dhe në verë u rikthye në Superiore me krutanët. Ai mund të luajë në qendër të mbrojtjes dhe mesfushës, si dhe në të majtë të prapavijës.

 

View this post on Instagram

 

Zyrtare:Vjen goditja e gjashtë,David Domgjoni firmos për 3 vite me K.f Lacin ???????? @paralaci

A post shared by K.F.Laçi Official (@k.f.laci_official) on

SULMUESI – Laçi ka nënshkruar prej kohësh me sulmuesin Malik Mane, i cili sezonin e fundit ka qenë pjesë e Akzhajik në Kazakistan. SportEkspres.com mëson se futbollisti 30-vjeçar nesër pritet të vijë në Shqipëri. Shpresohet që të ketë bërë stërvitje individualisht dhe të mos duhet shumë kohë që të bëhet gati për lojë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *