VIDEO | Sala i pavdekshëm te Nantes, momente prekëse të ndeshjes së djeshme

Takimi i mbrëmshëm midis Nantës dhe Sent Etien ishte tepër emocionues për vendasit, të cilët luanin ndeshjen e parë në shtëpi pa sulmuesin Emiliano Sala. Tifozët dhe skuadrat nuk mund ta linin pa nderuar lojtarin, i cili pësoi një fund tragjik.

Në nxehje lojtarët e të dyja skuadrave mbajtën veshur bluza në kujtim të Salës, ndërsa fanellat e lojtarëve të Nantës mbani të gjithë mbiemrin e kolegut që s’do ta harrojnë kurrë. Tifozët përgatitën koreografi speciale, ndërsa në stadium kishte dhe tifozë të Kardifit, skuadra ku Sala sapo ishte transferuar.

Momenti më prekës i mbrëmjes ishte në minutën e 9-të. Gjyqtari i takimit ndali ndeshjen në nder të numrit që mbante lojtari dhe i gjithë stadiumi filloi të duartrokiste. Trajneri Vahid Halilhodziç nuk e përballoi dot këtë moment dhe nga trishtimi i madh shpërtheu në lot.

Në fund të takimit tekniku boshnjak deklaroi: Ishte ndeshje më e vështirë e karrierës sime si trajner. Nuk do ta harrojmë kurrë Emiliano Salën. Ishte një djalë i shkëlqyer. Jeta vazhdon shpresoj që djemtë të rikthehen të buzëqeshin.

Ndërkohë, klubi i Nantës ka hedhur në treg një bluzë të personalizuar, ku shfaqet Sala me nënshkrimin “Ushtar Sala”, të gjithë të ardhurat nga shitja e këtij produkti do t’i shkojnë familjes së futbollistit të ndjerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *