Bylisi kryeson grupin B të Kategorisë së Parë dhe synon ngjitjen në elitë. Për këtë presidenti Besnik Kapllanaj ka bërë disa lëvizje në merkato, duke u munduar t’i ofrojë teknikut Dovedan një skuadër sa më të plotë për të realizuar objektivin sezonal.
Gjithashtu në Ballsh mendojnë edhe për elementët e rinj. Janë afruar disa lojtarët më perspektivë, por ka edhe nga ata që nuk mund të mbahen në ekip. Kjo për shkak se në vijim e kanë të vështirë të marrin minuta.
Për këtë arsye drejtuesit e klubit kanë arritur marrëveshjet për huazimin e tre lojtarëve. Jurgersi Liçkollari ka kaluar tek ish-skuadra e tij, Pogradeci. Ervis Kaja dhe Sadik Çela janë dy lojtarët e tjerë që kanë mësuar skuadrën e re, teksa do të jenë pjesë e Vorës së drejtuar nga Rezart Maho.