Stadiumi i ri i Kukësit, hidhet hapi i parë për ndërtimin e tij

Kukësi pritet të ndërtojë një stadium të ri që të plotësojë kushtet për të luajtur jo vetëm në Superiore, por edhe në Kupat e Europës. Me një kapacitet prej 6000 vendesh, qeveria dhe Federata Shqiptare e Futbollit pritet të investojnë së bashku në ndërtimin e stadiumit në Kukës. Ndërkohë ka nisur edhe studimi i terrenit ku ai do të ndërtohet, sikurse edhe njofton klubi verilindor së fundmi.

NJOFTIMI I KUKËSIT – Nis studimi për ndërtimin e stadiumit të ri në Kukës! Ka nisur studimi i fizibilitetit në sipërfaqen ku do të ndërtohet stadiumi i ri i qytetit të Kukësit. Një grup ekspertësh kanë nisur matjet sizmike për të përcaktuar sjelljen e terrenit poshtë në rast tërmetesh. Pas kësaj, ekspertët do të përcaktojnë parametrat gjeoteknike të duhura për ndërtimin e stadiumit të ri që përfshin tribunën dhe ndërtesat e tjera.

Sa i takon rezultateve të punës së kësaj faze, ato do të dalin pas shpimeve të cilatdo të bëhen në gjithë perimetrin e përcaktuar. Nga ana tjetër, mostrat e marra do të dërgohen në laborator të specializuar në mënyrë që të dhënat të jenë sa më të sakta.

Puna në terren po realizohet sipas standardeve amerikane dhe britanike. Ndërtimi i stadiumit të ri të qytetit të Kukësit do të bëhet në bashkëpunim mes Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Qeverisë Shqiptare.

Mungesa e një stadiumi me standarde bashkëkohore e ka penalizuar skuadrën e Kukësit që të zhvillojë ndeshjet në qytetin e saj. Me përfundimin e ndërtimit të stadiumit të ri, përveç  ndeshjeve kombëtare, skuadra jonë do të ketë mundësinë e zhvillimit të ndeshjeve ndërkombëtare në qytetin tonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online