Një pikë ndaj Napolit nuk është keq për Milanin, që është inferior edhe këtë sezon, por trajneri Xhenaro Gatuzo nuk ka mbetur i kënaqur në disa drejtime.
“Na munguan disa gjëra, siç na ndodh zakonisht në ndeshjet e fundit, sepse në fushë të hapur dhe në tranzicion mund të bëjmë më mirë. Gabojmë shumë, por kishim kohë që nuk e qarkullonim kaq mirë topin. Nuk më pëlqyen 20-30 metrat e fundit dhe lodhja bëri të vetën”, tha trajneri kuqezi për Milan TV.
Mbrojtja: “Ka disa arsye pse gabojmë, por po ashtu ka meritë gjithë skuadra nëse nuk pësojmë gol. Dikush duhet të më shpjegojë pse e fishkëllyer Çalhanoglun. Duhet të jemi më të qetë, nuk duhet të bëjmë aq shumë gabime”.
Piatek: “I zoti, më pëlqeu shumë. Edhe Kutrone më pëlqeu shumë, në ndeshjet e fundit ka qenë i shkëlqyer dhe bën shumë pak gabime kur luan për skuadrën”.
Mesfusha: “Bakajoko është lojtar i veçantë, me rol jo të zakonshëm. Luan para mbrojtjes, por me forcën që ka mund të bëjë shumë mirë edhe për të nxjerrë ekipin përpara. Paketa është i jashtëzakonshëm, thjesht duhet të bëjë me pak broçkulla në metrat e fundit dhe të jetë më konkret. I jashtëzakonshëm ishte edhe Çalhanoglu, është absurde që San Siro të fishkëllejë lojtarët e vet”.