Prenga: Meritonim më shumë, jam i mrekulluar nga Xhixha

Ndeshjet kundër Kukësit janë gjithmonë të forta dhe plot duele. Laçi vinte si udhëtues në ndeshjen e Kamzës, që u mbyll ashtu siç nisi dhe dha gjithçka në këtë përballje. Një pikë e mirë, edhe pse mund të arrihej fitorja. Besnik Prenga vlerëson paraqitjen e djemve të tij në prononcimin e dhënë në “Gol pas Goli” në “Supersport”, flet për debutimin e Çokajt dhe e mbyll me objektivat e klubit kurbinas.

NDESHJA – “Po jam shumë i kënaqur me pikën, por jo shumë. Ashtu siç shkoi loja, meritonim më shumë. Dua të komplimentoj Xhixhën për mënyrën sesi doli para porte, por portieri kundërshtar reagoi shumë mirë.

KUNDËRSHTARI – ”Kukësi bëri lojë, qarkulloi topin, por ne u mbrojtëm mirë me zona. Mendoj se ky ishte rezultati i duhur. Terreni ishte i vështirë, por duke parë fushat e tjera mendoj se ishte një fushë për t’u komplimentuar. Kishim vështirësi në vrapime, por besoj se kjo ndeshje tregoi qartë cilësitë e të dyja skuadrave.

ÇOKAJ – “Ne e dimë që Laçi edhe para ardhjes time ka pasur politikë lojtarët e rinj. Me ardhjen time, të rinjtë do të kenë përkrahjen e duhur. Ata nuk janë pengesë në lojën time, por përkundrazi, bënë shumë, shumë mirë.”

LOJA – “Dua të falënderoj çunat për pikën që morën dhe për djersën që hodhën në fushë. Kukësit i uroj suksese, pasi me ato që pashë, janë një ekip shumë serioz.”

OBJEKTIVAT – “Objektivat tona janë që në çdo ndeshje të marrim më të mirën e mundshme. Të rinjtë do të kenë përkrahjen time, por nëse na vjen një lojtar cilësor që bën diferencën, do të ketë vendin e vet. Të rinjtë këtu kanë minutat e tyre, por dhe do të presin minutat e tyre, pasi nuk garantoj vend në formacion. Do të kenë përkrahje maksimale nëse punojnë fort, do të marrin minutat e duhura dhe do të jenë lojtarë për kombëtaren. Nuk mendoj që objektivat e Laçit ndryshojnë nëse vijnë lojtarë të huaj. E kam thënë që objektiv kemi vetëm Evropën, nuk e kam mohuar asnjëherë. Duhet të ndihmojnë lojtarët që të arrijnë te objektivat dhe deri më tani, çunat janë brenda objektivave të klubit. Kush vjen, vjen për të ndihmuar skuadrën për të arritur objektivat.”

EKIPI – “Galiç do të luajë,  por ai është aq afër sa është Rijeka me Zagrebin. Po nuk ishte problem fizik, Laçi nuk ka 11 lojtarë, them që kemi organikë të plotë dhe me ardhjen e Çokajt, na u shtua një lojtar tjetër. Sot radhën e kishte Shtubina të qëndronte në stol, një futbollist që na ka udhëhequr gjatë gjithë sezonit. E ruajtëm për në pjesën e dytë, pasi ai na nxjerr nga situata.  Xhixha ka luajtur në mënyrë të shkëlqyer dhe më vjen mirë që i dhashë minutat e veta.”

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *