Tronditet Flamurtari, Daja humbet një titullar dhe pritet eksod

Flamurtari u mund dje nga Tirana në ndeshjen e parë të turit të dytë të Kupës së Shqipërisë, ndërkohë tanimë vjen një tjetër lajm jo i mirë. Kapiteni Tomislav Bushiç është larguar zyrtarisht nga vlonjatët.

Palët kanë arritur një marrëveshje dhe Bushiç është lojtar i lirë. Kemi ndërprerë kontratën, nuk do të ketë asnjë gjyq. Kemi arritur një marrëveshje dhe tani jam i lirë”, u shpreh shkurtimisht Bushiç për Sportekspres.com. 

Momentalisht kroati nuk zbulon gjë për të ardhmen, por nuk përjashtohet mundësia të mbetet në Superiore. Teuta ka shfaqur interes për sulmuesin, i cili në Shqipëri është aktivizuar edhe me Vllazninë e Tiranën.

Bushiç te Flamurtari ishte në sezonin e tretë, duke shënuar 23 gola në 65 ndeshje kampionati dhe duke qenë një lider, por kapiteni i disa ndeshjeve këtë sezon e humbi durimin, pas disa muajsh pritje.

Largimi i tij është sinjali përfundimtar se te Flamurtari gjithçka ka marrë fund. Danilo Alvesh iku, Bushiç iku, tashmë Ilir Daja pritet të largohet dhe gjithë titullarët. Një turp i madh për Flamurtarin, një turp i madh për Vlorën, një situatë jo e re për këtë qytet, ku futbolli mund të vdesë brenda pak javësh.

Image result for Busic flamurtari

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *