Lokomotiva e Zagrebit ka fituar miqësoren kundër Sllaven Belupos me rezultatin 2-1. Të tre golat janë shënuar në pjesën e dytë. Sfida u zhbllokua nga Lirim Kastrati, i cili shënoi në minutën e 54’.
Buriç dyfishoi shifrat për bardheblutë, ndërsa Belupo gjeti golin në minutën e fundit të ndeshjes.
Kastrati dhe Uzuni ishin pjesë e formacionit të Lokomotivës, ndërsa ky ishte goli i parë në miqësore për sulmuesin e përfaqësueses së Kosovës.