Merkatoja e janarit është drejt fundit dhe nëpër klube kanë nisur lëvizjet. Te Juventusi, duket se ka lëvizje në dalje. Medhi Benatia, e ka vendosur përfundimisht që do ta lërë ekipin bardhezi, pasi nuk pajtohet me faktin që është një lojtar stoli.
Këtë gjë e ka pranuar dhe drejtori Paratiçi, i cili po shqyrton bashkë me lojtarin për destinacionin e mundshëm të këtij të fundit. Al Duhail në Katar është në “polë” për momentin, por gjithsesi ka dhe oferta të tjera.
Nga Premier Liga dhe Bundesliga ka kërkesa gjithashtu, ku kujtojmë mbrojtësi maroken ka luajtur më parë me fanellën e Bajernit në Gjermani. Këtë sezon, Benatia është aktivizuar në vetëm 5 takime në Serie A.