Tomori anulon miqësoren, shkak terreni i rënduar

Kushtet e këqija atmosferike të ditëve të fundit kanë bërë që shumë prej terreneve sportive në Shqipëri të degradojnë në gjendje të mjerueshme. Ky fenomen po ndikon për keq në fazën përgatitore të disa klubeve, një ndër to dhe Tomori.

Skuadra beratase kishte programuar ditën e sotme një takim miqësor ndaj Albpetrolit, por mëngjesin e sotëm klubi njoftoi anulimin e kësaj ndeshjeje për shkak të kushteve aspak optimale të fushës të klubit nga Patosi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *