Mançester Siti nuk i ndahet Liverpulit, teksa nuk gabon në transfertën e Hadërdsfilldit, duke fituar pa probleme 0-3. Ekipi i Guardiolës e zhbllokoi ndeshjen që në pjesën e parë me Danilon, ndërsa në fraksionin e dytë Sterling dhe Sane mbyllën gjithçka.
Sfida nisi menjëherë me ekipin e Guardiolës mjaft kërkues, të cilëve iu mohua një penallti e pastër që në minutën e 12-të, por vetëm gjashtë minuta më vonë, ishte Danilo, i cili shënoi me një goditje të bukur, që pati dhe një devijim. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin minimal të miqve.
Në pjesën e dytë, Siti nuk e ndali vrullin, teksa iu deshën vetëm 11 minuta për të çuar shifrat në 0-3. Fillimisht shënoi Sterling, i cili u asistua nga Sane. Ky i fundit, ishte autor i golit të tretë dhe të fundit të takimit, ku pas një kombinimi të bukur me Agueron mposhti porterin vendas. Kështu, “Citizens” shkurtojnë përsëri diferencën me Liverpulin kryesues në -4 pikë.
Premier Ligë | Java e 23-të
Hadësfilld – Mançester Siti 0-3
Shënues: Danilo 18’, Sterling 54’, Sane 56’