Apolonia dhe Korabi janë përballur sot në Pezë-Helmës dhe dibranët ia kanë dalë të triumfojnë me rezultatin 3-0. Skuadra e drejtuar nga Dorian Bubeqi ka qenë më lart dhe e ka zhbllokuar ndeshjen që në minutën e 29-të me anë të Kallucit.
Kur pjesa e parë po shkonte drejt fundit, Gresild Lika arriti të shënonte edhe golin e dytë. Zëvendësimet e bëra në pjesën e dytë nuk sollën ndryshime te fierakët, që madje pësuan edhe një tjetër gol në fund. Disha realizoi edhe të tretin dhe tanimë ekipet duhet të mendojnë për testet e radhës dhe përforcimet para nisjes së kampionatit.
MIQËSORE – E MËRKURË, MË 16 JANAR
KORABI-APOLONIA 3-0
Shënues: Kalluci 29’, Lika 40’, Disha 90’