Përgatitjet për gjysmën e dytë të sezonit vijojnë për ekipet e Superiores, teksa një pjesë ka zgjedhur Turqinë, ndërsa disa nga ekipet kanë vendosur të mos largohen nga vendi. Dy nga këto ekipe janë pikërisht Skënderbeu dhe Teuta, të cilat do të kryejnë një test miqësor mes tyre.
Klubi korçar, përmes një postimi në llogarinë e tyre në “Facebook”, kanë njoftuar zyrtarisht se miqësorja ndaj Teutës do të luhet në stadiumin “Niko Dovana”, ditën e premte në orën 14:00. Ky do të jetë testi i tretë për të dyja skuadrat, në kuadër të përgatitjeve për pjesën e dytë të sezonit.
Më parë, Skënderbeu ka luajtur me Tiranën dhe Bylisin, ku i ka fituar të dyja sfidat, respektivisht 2-1 dhe 4-1 ndaj ballshiotëve. Ndërkohë, durrsakët nga ana tjetër kanë mundur Erzenin në testin e parë dhe më pas kanë barazuar me Kastriotin para pak ditëve me shifrat 1-1.