Liverpuli ngelet pa mbrojtës të djathtë, Klop hedh sytë nga merkato

Liverpuli çoi mbrojtësin e djathtë Nathaniel Klajn në huazim te Bornmuth, pas kërkesave të vazhdueshme të këtij të fundit për më shumë minuta. Trajneri Jyrgen Klop e vlerësoi si të udhës largimin e lojtarit, pasi pritje që së shpejti të rikthehet nga dëmtimi i riu Xho Gomez, i cili është zgjedhja e dytë për atë pozicion.

Megjithatë, me siguri te Liverpuli janë penduar tashmë, pasi mbrojtësi titullar Trent Alekandër Arnold ka pësuar një dëmtim në gju, që do ta mbajë për të paktën  një muaj jashtë fushave. Ndërkohë, Xho Gomez nuk është akoma gati.

Para kësaj situate emergjente, Liverpulit i duhet të mendojë për një blerje emergjente në merkaton e janarit. Në rast se të kuqtë nuk do arrijnë të sigurojnë një marrëveshje të volitshme, atëherë zgjedhja e vetme e Klop do të jetë zhvendosja e mesfushorit Xhejms Milner në këtë pozicion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *